By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Debati parlamentar e acaroi edhe më shumë SBASHK-un, orët e humbura nuk zëvendësohen
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Debati parlamentar e acaroi edhe më shumë SBASHK-un, orët e humbura nuk zëvendësohen

Përditësimi i fundit: April 1, 2019 11:53 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), po këmbëngul në mos zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës.

- Advertisement -

Nga 14 janari i këtij viti e deri më 3 shkurt, për tri javë rresht nxënësit e të gjitha shkollave në Kosovë nuk mbajtën mësim, kjo për shkak të vendimit të SBASHK-ut për mbajtje të grevës deri në plotësimin e kushteve për rritjen e koeficientit, shkruan lajmi.net.Mirëpo, kjo grevë përfundoi pas tre javësh kur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe me ministrin e Financave, Bedri Hamza, gjetën një gjuhë të përbashkët dhe mësimi filloi më 3 shkurt.Por, menjëherë pas vendimit për pezullimin e grevës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, përmes një vendimi kishte kërkuar nga mësimdhënësit që të zëvendësohen orët e mësimit të humbura gjatë grevës.

Por, këtë vendim nuk po e respektojnë mësimdhënësit, raporton lajmi.net.Që nga dita e sotme në tërë Kosovën, nxënësit janë në pushim pranveror dhe ky pushim zgjatë deri më 5 prill.MASHT-i kishte kërkuar që orët e humbura ose të zëvendësohen gjatë pushimeve ose gjatë fundjavave. Mirëpo, SBASHK-u vazhdon të këmbëngul që orët e humbura nuk do të zëvendësohen.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka thënë, se janë vetëm disa shkolla në komunën e Obiliqit të cilat janë duke i zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës.“Në të gjitha shkollat e Kosovës pothuajse është duke u respektuar vendimi i Këshillit drejtues për moszëvendësim të ditëve të humbura gjatë grevës, në përjashtim të Obiliqit, ku në këtë komunë janë duke punuar tri ose katër shkolla, do të thotë është fjala për pushimin pranveror. Përndryshe në të gjitha shkollat e Kosovës ka filluar pushimi pranveror i nxënësve i cili do të zgjas që nga sot e deri më 5 prill, ashtu siç është i paraparë në udhëzimin administrativ dhe kalendarin shkollor të vitit 2018/2019”, ka treguar Shala.

Se a do të zëvendësohen ndonjëherë orët e humbura, Shala tha se i gjithë Këshilli drejtues i SBASHK-ut është për mendimin që të mos zëvendësohen orët e humbura në grevë.Madje sipas saj, ky vendim edhe më shumë është fuqizuar pas debatit parlamentar mbi gjendjen në arsim, ku siç u shpreh ajo, disa deputetë e kanë fyer rëndë Sindikatën dhe mësimdhënësit.

Shala ka thënë se nëse kishte pak shpresë për zëvendësimin e orëve, gjuha e deputetëve ka bërë që ideja për zëvendësimin e orëve të humbura të “vdes”.“I gjithë Këshilli drejtues është për mos zëvendësim të orëve të humbura gjatë grevës, as në ditët e fundjavës e as në pushimin pranveror. Kështu që edhe nëse eventualisht ka ekzistuar ndonjë shpresë për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës, tani më pas seancës së thirru nga disa deputetë dhe pas atyre fyerjeve që i janë bërë mësimdhënësve dhe SBASHK-ut në tërësi, tani sikur ka “vdekur”, ajo shpresa për zëvendësimin e ndonjë ore të humbur gjatë grevës”, ka deklaruar Shala.

Pavarësisht kësaj, Shala ka shprehur bindjen e saj, se mësimdhënësit do të arrijnë që nxënësve t’ua transmetojnë njohurit e nevojshme dhe ta përmbushin planprogramin e tyre.“Mirëpo, ne shumë besojmë që mësimdhënësit edhe pse nuk do të bëhet zëvendësimi i ditëve të humbura të grevës, natyrisht që nxënësve do t’ua transmetojnë njohurit e nevojshme për gjatë këtij viti shkollor të cilat janë të parapara.

Mësimdhënësit janë ata të cilët gjejnë forma dhe mundësi kur dëshirojnë për realizim të planprogramit mësimor, ajo çfarë ka qenë e paraparë”, ka deklaruar Shala.Ndërsa ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha sonte se janë gati të arrijnë një marrëveshja me SBASHK-un për kompensimin e orëve mësimore. Bytyqi theksoi se nuk ka inate me SBASHK-un dhe kreun e saj Rrahman Jasharaj./lajmi/

Dështon të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit për dhënien në shfrytëzim të pronës publike për Universitetin “Kadri Zeka”
Abdixhiku: Në fundjavë formohet Kryesia e LDK-së, pastaj vendosim për presidentin
Nesër vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Gjilan
PANAIRI I PUNËS – GJILAN 2018, SALLA E SPORTEVE “BASHKIM SELISHTA”, 30 MAJ 2018
Duda Balje denoncon për ngacmim komandantin e stacionit policor në Graçanicë
Artikulli i mëparshëm Ish-portjeri i Dritës e nis mirë në Ukrainë, shpallet lojtari më i mirë i muajit
Artikulli tjetër Shtetet që bllokuan liberalizimin e vizave për Kosovën

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.