Kryetari i Lëvizjes ‘Vatra’ nga Lugina e Preshevës, Kushtrim Kadriu, në një deklarat ka thënë se dalja e ulët sot në votimet për Këshillin Nacional Shqiptar mund të ketë ndodhur për pasojë të debatit të fundit për bashkim të Luginës me Kosovën gjë që ka ngjallur mungesë interesimi të votohet për një organ në zgjedhje të organizuara nga Qeveria serbe.
“Dalja në këto zgjedhje ishte kogja shumë e vogël ku dolën një numër simbolik i qytetarëve, ku mendnoj se si rrjedhojë e idesë për bashkimin me Kosovë, qytetarët nuk dolën dhe bojkotuan indirekt zgjedhjet e organizuara nga Qeveria serbe për Këshillin Nacional”, ka thënë Kadriu tha për BujanociNet.
Sipas Kadriut, tash, pas përfundimit të procesit zgjedhor, Këshillin Nacional Shqiptar e presin shumë punë, e kryesisht në zgjidhjen e problemeve në arsim ku një numër i madh i çështjeve janë ende të pazgjidhura.
“Problem kryesor që duhet trajtuar me urgjencë nga Këshilli Nacional është zgjidhja e problemit me abetaret dhe njohja e diplomave të Republikes së Kosovës në Serbi”, tha Kadriu./BujanociNet/