Ka përfunduar ndeshja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, e vlefshme për xhiron e 11-të të Superligës së Kosovës, ku skuadra e Debatik Currit ka pësuar humbjen e parë nën drejtimin e tij.
Gjilani u gjend në disavantazh që në minutën e 4-të të pjesës së parë, pasi pësoi gol nga një ndërprerje. Megjithatë, skuadra gjilanase tentoi të reagojë dhe kërkoi barazimin, por pjesa e parë u mbyll me rezultatin minimal 0-1 në favor të mysafirëve.
Në pjesën e dytë, vendasit vazhduan të kërkojnë golin e barazimit, por pa sukses. Përkundrazi, Dukagjini arriti të dyfishojë epërsinë, duke e çuar rezultatin në 0-2. Në minutat e fundit, Gjilani tentoi të bëjë diçka për të ndryshuar rezultatin, por pa arritur të shënojë.
Ndeshja u mbyll me fitoren 2-0 të Dukagjinit, ndërsa pas kësaj humbjeje, Gjilani mbetet me 11 pikë të tubuara pas 11 xhirove të para të kampionatit.









