Dedikime të veçanta të nxënësve për profesorin Ekrem Kryeziu
I nderuar prof. Ekrem,
Të falënderojmë shumë për gjithçka që ke bërë për ne. Të falënderojmë për diturinë që na e fale, për ngrohtësinë që na e dhe për dashurinë që e shfaqe ndaj neve. Të jemi falënderues tërë jetën.
Do të na mungosh shumë dhe nuk do të ketë prof. që do të mund të të zëvendësojë ty.
Ke zënë vend të veçantë në zemrat tona.
Me plot dashuri,
Nxënësit e tu XI/9
(më të mirët)
I dashur profesor , je i admiruar!
Je i admiruar për kontributin dhe punën e bërë ndër vite . Për karrierën e mbyllur kaq të sukseshme në këtë ditë që për ty po fillon një periudhë e re , e për t’gjithë ne që patëm fatin e nderin të ishim nxënësit e tu. Jemi tej mase falenderues ! Falenderues për gjithë dijen e derdhur tek ne , për gjithë dashurinë e dhënë , për durimin e jashtëzakonshëm edhe kur s’duhej , për të gjitha fjalët e mira dhe motivin e dhënë secilit prej nesh .
Shpresojmë shumë! Shpresojmë që të paktën njëri prej nesh të arrijë atë që ti e bëre për vite me rradhë , rrespektin e pafundë e krenarinë e madhe për gjithë këtë karrierë kaq të sukseshme. Së fundi të urojmë që kjo periudhë të jetë një ndër më të mirat ! Do të t’kujtojmë gjatë!
Me shumë dashuri Xl/10!