Jo çdo herë shkruaj për ju, por ju e dini që gjithmonë jeni me mua! Edhe pse vitet kalojnë, koha ecën dhe pranverat lulëzojnë, unë ende e kam të freskët kujtimin për ju dhe ju kam në mendje e zemër si sot e para 21 viteve.
Të them jam krenarë për ju është pak, meqë e tërë qenia ime është e rritur me mallë dhe dashuri për ju.
Më mungoni çdo ditë, prandaj edhe mallin për ju e shuaj në kujtime të fëmijërisë.
Jeta na bëri që të ndahemi në dysh fizikisht, por askush asnjëherë nuk mund të na ndaj shpirtërisht sepse ne përsëri jemi 4 dhe kështu do të mbesim përgjithmonë!
Sot, në 21 vjetorin e Betejës së Zhegocit unë vendosa të shkruaj për Babin, Kastrin, axhën Shahin dhe të gjithë dëshmorët e rënë. Prandaj, duke uruar për ditë më të mira në Kosovën që aq shumë e deshet dhe ende nuk po e lënë të qetë iu shprehi ngushëllime të gjithë familjarëve të dëshmorëve!
LAVDI!
Sinqerisht,
Korabi