Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj të këtij viti.
Sipas këtyre të dhënave, deficit tregtar ishte më i lartë për 20.5 përqind në muajin e kaluar.
“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (20.5%) në muajin maj 2023, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 443,3 milionë euro krahasuar me deficitin 367,8 milionë euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin (14.4%)”, thonë të dhënat.
Sipas të dhënave, eksporti i mallrave në muajin maj kishte vlerën 74,7 milionë euro, derisa importi 518,1 milionë euro, përcjell Klankosova.tv.
“Eksporti i mallrave në muajin maj 2023 kishte vlerën 74,7 milionë euro, ndërsa importi 518,1 milion euro, është një rënje prej (1.6%) për eksport si dhe një rritje (16.7%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit e përbëjnë: (24.3%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (16.5%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (13.2%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (10.5%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (7.0%) produktet minerale, (5.1%) tekstil dhe artikuj tekstili”.
“Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (13.6) produktet minerale, (12.1%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (11.7%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (10.8%) mjetet e transportit, (10.2%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (6.9%) produkte të industrisë kimike, (6.3%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre”, thuhet në të dhëna.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 21,8 milionë euro, ose rreth 29.2 për qind e eksporteve të përgjithshme.
Sipas të dhënave, partnerët kryesor për eksportin e mallrave në BE janë, Gjermania me 9.7 për qind, Italia me 4.0 për qind dhe Holanda me 3.1 për qind.