Komuna e Gjilanit në konkursin e fundit për mësimdhënës ka përzgjedhur kunatën e kryetarit Hyseni, kunatën e drejtorit të arsimit, kunatën e ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe shumë familjarë të tjerë të zyrtarëve të VV-së.
PDK – Dega në Gjilan ka publikuar një video e cila shpërfaq hipokrizinë e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni.
Gjatë fushatës, Alban Hyseni kishte premtuar se nuk do të ketë punësime partiake e familjare gjatë rekrutimit të stafit në arsim, por në realitet pas marrjes së pushtetit ndodhi krejtësisht e kundërta.
Videon mund ta ndiqni këtu: