Duke u bazuar në nenin 17 dhe në zbatim të nenit 18 të Statutit të Komunës së Gjilanit 01. nr. 016-126211 të datës 06.11.2014, në zbatim të nenit 4 të Rregullores për Transparencë në Komunë dhe nenit 7 të Udhëzimit Administrativ nr. 05/2013 për Transparencë në Komuna, njoftohen zyrtarët, qytetarët, shoqatat, grupet e interesit dhe bartësit e institucioneve të komunës dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës, se me datën 08.12.2020 prej orës 11:00, do të mbahet:
DËGJIM PUBLIK VIRTUAL PËR MASTER PLANIN “PENDA E LIVOQIT” NË GJILAN
Diskutimi publik ka për qëllim të ofroj informata në lidhje me draft Master Planin “Penda e Livoqit” në Gjilan të përgatitur nga ekspertë të jashtëm nga kompania “GEODE” me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat, ndërsa bartëse është Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe për të marrë opinione, sugjerime dhe komente të justifikuara për projektin në fjalë nga zyrtarët, përfaqësuesit e sektorit privat, ekspertë, qytetarët dhe grupet e interesit (OJQ-të etj) dhe të tjerë për të finalizuar dhe siguruar cilësi të lartë të komponentëve të projekteve me interes të përgjithshëm publik.
Ju inkurajojmë për pjesëmarrje dhe vlerësojmë lartë kontributin tuaj në këtë dëgjim publik virtual i cili është i një rëndësie të veçantë për komunën e Gjilanit.
Shënim: Linku për kyçje në programin online ZOOM do të bëhet publike me kohë në webfaqe të Komunës së Gjilanit.
Ju mirëpresim!