Partia Demokratike e Kosovës në historinë tonë, vlerësohet për aktivizimin e saj për shtet ndërtim. Kjo është vlera e Dekadës së Re që është duke u promovuar nga Kryetari z.Kadri Veseli.
Dekada e Re është faza e re e vendit e cila mund të konsiderohet si dekada e gjeneratës së re dhe lidershqipit që është i gatëshm të përballet me sfidat e kohës, fuqizimin e demokracisë dhe përshpejtimin e agjendave të integrimit.
Qasja e PDK-së në Gjilan duhet të jetë qasje plotësisht e re në përfshirjen e njerëzve të devotshëm në politikë, duke e ruajtur traditën në krijimin e hapësirës politike për angazhimin e gjithë secilit por nuk duhet të jetë edhe mbuloj për ata që dje ishin dhe nuk bënë punë të mira dhe dinjitoze. Në degën e Gjilanit nuk do të duhet të ketë vend për njerëz që ende nuk janë pastruar nga të bëmat dhe nga pretendimet e Gjykatave, nuk mund të jenë ata që disa herë i humbën zgjedhjet dhe e pozicionuan partinë në opozitë.
Prijësi i degës në Gjilan duhet të jetë i dëshmuar kombëtarisht, i gatshëm të përballet me sfidat e kohës dhe që i qaset punëve me duar të pastra.
PDK në Gjilan në kuvendin zgjedhor do të ri konfirmoj se siç ishte dje Gjilani bastion, do të jetë ndryshim i mendësisë dhe do jetë promovues i Dekadës së Re, do të dëshmoj rrugën e një Qyteti të zhvilluar ekonomik.
Autori i shkrimit është Ligjerues i Shkencave Kompjuterike në Universitetin Kadri Zeka