Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit, Musa Selimim njëherësh edhe kryetar i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, iu drejtohet me një letër të hapur të gjithë studentëve e studenteve.
“Të nderuar Studentë, staf Akademik e Administrativë,
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, ka anëtarë e dashamirë jo vetëm në ambientet dhe hapësirat ku punojmë studjojmë e zhvillohemi, por edhe nga e gjithë bota. Andaj i dhurojmë dhe deshirojmë të jenë mire të gjithë kudo që janë.
Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, në veçanti shtëpia jonë Fakulteti Edukimit Fizik dhe i Sportit, në kuadër të masave mbrojtëse ndaj Coronavirus COVID-19, kërkon përkushtim nga të gjithë studentët, nga personeli akademik dhe administrativë dhe nga palët e interesit të jemi të bashkuar për tejkalimin e situatës aktuale, respektivisht pandemisë globale. Të kemi kujdesin e shtuar për mbrojtjen e shëndetit të studentëve, të punësuarve/palëve, familjarëve dhe shoqërisë në përgjithësi.
Sot nuk po e shfrytëzoj rastin por momenti me preferon dhe t’ju them: Kudo që të jeni tani, ne ju dëshirojmë shëndet të mirë. Ne kemi bashkuar mendje të dashur student që gjithmonë të jemi me JU.
Shpresojmë që kjo letër të ju gjejë në një vend të sigurt dhe plot shëndet.
Kur vendosa të shkruaj këtë letër, nuk kërkova nga vetvetja që të thur fjalë apo fjali të bukura akademike. Por, përmes kësaj letre zgjodha rrugën për t’ju inkurajuar se të gjithë jemi një, Ne jemi mirënjohës për punën e rëndësishme që shkencëtarët, mjekët, infermierët, mësuesit, prindërit dhe të gjithë të tjerët që po bëjnë në këtë kohë. Duke falënderuar, Mjekun, Policinë e Kosovës, FSK-në, të cilët janë kthyer në motivin kryesor për qytetarët e Kosovës.
Mendimet tona janë, që ju të mos jeni në gjendje ankthi, të shqetësuar ose të pikëlluar gjatë kësaj kohe. Ne ndajmë të gjithë nga një pjesë të përgjegjësisë dhe punës, për atë që po ndodh me Pandeminë dhe Coronavirusin, jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë Globin.
Para së gjithash, me mëshirë, i gjithë stafi dhe studentët tanë, ata dhe gjithë ne, deri më sot mund t’ju them për fat të mire janë të shëndetshëm.
Të nderuar student, Kemi një urdhër strehimi #rriNshpi, kështu që ne të gjithë po punojmë, po shumzojmë e po pjestojmë dijen nga shtëpia. Kjo po shkon dhe shpresojë se do të vazhdojë mirë, si deri më tani. Ne jemi në gjendje të mbajmë gjithçka në funksion, dhe i gjithë stafi po punon nga “largësia” me kapacitet të plotë.
Ne mendojmë se misioni i FEFS-it, është i bashkërënditur dhe veçanërisht i rëndësishëm në këtë kohë. Platforma dhe sistemi virtual është aplikativ dhe në gjendje të sigurojë qasje, komunikim, interaksion dhe shpërndarje të leksioneve në një shkallë shumë të kënaqshme, kështu që kjo është ajo që do ta bëjmë në këtë kohë pa kohë, për ta sfiduar Coronavirusin, gjegjsisht sëmundjen COVID-19.
Faleminderit nga të gjithë – jemi krenarë që jeni komuniteti ynë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në misionin tonë në këto kushte, dhe ju dëshirojmë çdo të mirë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, deri sa të ri-takohemi në klasat, në palestrat e në kabinetet e mësimit.
Duhet të rikujtohemi, se njerëzimi nëpër kohë, asnjëherë nuk kanë rreshtur me veprue për jetesë e mbijetesë, për dije , edhe nëse ishte luftë, kolerë …apo sëmundje tjera.
Atdheu, jeta, familja, puna duhen njësoj edhe kur ka festë edhe kur ka zi edhe kur ka rreziqe. Sepse dashuria për vend, tokë e qiell dhe horizont të caktuar është konstantë, jo variabël.
E natyrisht nën strehimin #rriNshpi, kjo “dashuri” merr përmasa epike, sepse e shquan guximin tonë njerëzor për ta luftuar një armik të padukshëm COVID-19, që po merr jeta njerëzish.
Guximi nuk lejon ta bësh këshilltare frikën që rëndom shpie në drejtim të keq, por, ta sundosh atë, kjo është beteja për të fituar betejen, pa u dorëzuar asnjëherë, duke marrë anën e jetës, kundër vdekjës.
Andaj, energjia respektuese, për përkujdesje pastërtie, distancë sociale, izolim, edukim shëndetësore që duhet të udhëheqemi me intencën ta mbajmë anën e jetës, kundër vdekjes!?
Edhe pse jemi në “vetë-izolim”, konceptet tona për jetën, dhe mendimi që të tjerët e kanë me rëndësi shëndetin, duhet që me veprimet tona #rriNshpi shpëto jetë, do ta rrisë dashurinë dhe na bën me e ndje lëvizjën e lirë sa më shpejtë, për me qenë aty ku duam të jemi: në punë, në ligjerata, në ushtrime, në sport, në muzikë dhe në shoqëri.
Ne e dijmë: Në sport, përjetohet bota e fuqisë dhe mbifuqisë, posedohet diçka që më së tepërmi thërret e trazon, gjithmonë Për fitore.
Për ta ndërtuar bashkëpunimin besimin reciprok në çfardo kushte e rrethana që po punojmë sot, të gjithë të përkushtuar duhet ta fillojmë ditën dhe ta mbarojmë së bashku. Në mëngjes të urohemi për ditë të mbarë e në mbrëmje t’i gëzohemi suksesit.
Le të jemi ndryshe, ti tregojmë botës kulturën, bindjen, dashurinë për familjen, për shëndetin, për jetën ! Ti tregojmë në fund botës që ne e Fituam Luftën me COVID-19.
Ndoshta kjo na bënë mirë dhe është një mësim dhe qortim i rëndë për gjithë botën, por edhe i domosdoshëm. Jemi një familje e madhe botërore, të varur prej njëri-tjetrit. Virusi nuk njef të pasur apo të varfër, nuk njef kufi ‘viza-shengen”, ndalime, kontrollime, komb, fe apo racë.
Sa bukur do të ishte që bota të mbështetej në vlera e virtyte gjithënjerëzore, liri e paqë kudo.
A duhet të na shërbejë kjo pandemi për të qenë më njerëzor, tu kthehemi vlerave dhe ta duam e respektojmë më shumë jetën dhe njëri-tjetrin.
Kjo do të ishte porosia më e bukur: shëndet, mirësi, afërsi, bujari me çdo njeri.
Citius, Altius, Fortius!më shpejt, më lartë e më fort!
Urimet tona më të mira për të gjithë ju:
Përshëndetje shëndetësore”, shkroi në letrën e hapur, dekani Musa Selimi.