Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka reaguar sot lidhur me përkrahjen që i ka dhënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov iniciativës “Ballkani i Hapur”, e për të cilën tha se është nismë e Beogradit.
Abazi në një postim në Twitter shkruan se meqenëse Lavrov e mbështetë “Open Balkan”, ndërkohë që shkatërron Ukrainën, a do të thotë kjo se kushdo që mbështet këtë nismë mbështetë po ashtu edhe shkatërrimin e Ukrainës.
“Kur Lavrov mbështet konkretisht ‘Open Balkan’, ndërkohë që po shkatërron hapur Ukrainën, a do të thotë kjo se kushdo që mbështet Open Balkan po mbështet gjithashtu shkatërrimin e Ukrainës! Dhe çfarë është në të vërtetë Ballkani i Hapur?”, shkruan Abazi.