Deklaratat e President serb, Aleksandar Vuçiq, për veriun e Kosovës po shihen si të rrezikshme. Sipas njohësve të çështjeve të sigurisë dhe politikës fjalimet e të parit të Serbisë, mund të nxisin konflikt dhe dhunë.
Aleksandër Vuçiq tha se ka parë serbë të ri e të vjetër që kanë veshur uniforma për ta mbrojtur veriun e Kosovës nga agresorët.
E këtë fjalim të presidentit serb, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, po e sheh të rrezikshëm dhe që mund të nxisë trazira në veri të Kosovës.
E dikush në Beograd, fjalimet e Vuçiqit po i krahason me ato të ish-diktatorit komunist Fidel Castro.
Publicisti nga Beogradi, Dushan Janjiq, thotë se Presidenti serb po jeton në iluzione duke mos e pranuar realitetin në Kosovë.
Ndërsa akuzoi Serbinë për mbështetje të grupeve të caktuara kriminale që veprojnë në veri të Kosovës.
“Fjalimet e Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë, ishin më të gjata se ato të Fidel Kastros. Ai nuk duhet të flas për mitologji, por të tregoj të vërtetën për Kosovën, që është një shtet i pavarur.
Grupe të caktuara që veprojnë në veri të Kosovës nuk kanë forcë bëjnë probleme pa mbështetjen e Serbisë. Por normalisht që duhet të ketë kujdes të shtuar sepse shumë pak duhet që të ndizet një
konflikt në ato zona të ndjeshme”, tha Janjiq.
Kuvendi i Serbisë miratoi raportin për dialogun me Kosovën gjatë ditës së enjte, ku si fokus primar i tyre mbetet formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.