Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuares T.M., e cili po ngarkohet nga prokuroria se ua ka mare topin dhe ua ka prerë me thikë fëmijëve të lagjës.
Me këto veprime ajo po akuzohet se ka kyer veprën penale “ngacmim”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja e shtetit Leonora Kadriu, e pandehura T. M., deklaroi se nuk e pranon fajësinë për kryerjen e kësaj vepre penale.
Gjyqtari i vetëm gjykues Behar Yemeri pasi qe konstaton se e pandehura nuk e ka pranuar fajësinë lidhur me veprën penale ka njoftuar të pandehurën që mund të paraqes vetëm kundërshtim për provat e cekura në aktakuzë si dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.
Sipas aktakuzës më 12.06.2021 rreth orës 17.40 në Gjilan te komplesi i banesave “Fitorja”, me paramendim, me qëllim friksimi të dëmtuarit -fëmijët: .A.H., i cili i ka 10 vjet, A.H., i cili ka 6 vjet dhe F.S., i cili a 9 vjet, në një mënyrë që i shpërqendronte në mënyrë të padëshirueshme të dëmtuarit, ka dalur nga ndërtesa dhe nga të dëmtuarit- fëmijët A.H., A.H., F.S., të cilët luanin top para ndërtesës, ua ka mare topin dhe pastaj ka hyrë në kafiterinë “Bon Amin”, nga pronari ka kërkuar një thikë, e pastaj ka hyrë në WC e kafiterisë, e ka pre topin, dhe ka dalë nga kafiteria dhe ua ka gjuajtur topin e prerë të dëmtuarve, kështu që ajo solli fëmijët – të dëmtuarit në gjendje ankthi dhe frike – vuajtje mendore .
Këtë veprim e paditura dyshohet se e ka kryer veprën penale, “Ngacmim” nga neni 182 paragarafi 1 lidhur me paragrafin 4 tē KPRK, e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet./BetimipërDrjtësi
Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se është fajtorë me vendim të formës së prerë.