Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë publikuar një raport të martën, në të cilin thuhet se Kina mbetet kërcënimi më i madh ushtarak dhe kibernetik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë raport, agjencitë kanë ofruar detaje se si Pekini ka arritur tashmë progres në kapacitetet ushtarake, të cilat mund t’i përdorë për të pushtuar Tajvanin, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Raporti vjetor i vlerësimit të kërcënimeve thotë se Kina ka kapacitetet për ta goditur SHBA-në me armë konvencionale, ta komprometojë infrastrukturën amerikane nëpërmjet sulmeve kibernetike dhe t’ia sulmojë asetet në gjithësi.
Përveç kësaj, Kina ka bërë në plan që deri në vitin 2030, ta rrëzojë Amerikën si fuqi të inteligjencës artificiale.
Rusia, bashkë me Iranin, Korenë e Veriut dhe Kinën, duan ta sfidojnë SHBA-në nëpërmjet fushatave të qëllimshme për të fituar avantazh. Lufta e Moskës në Ukrainë ka ofruar “mësime në lidhje me luftimin e armëve perëndimore dhe inteligjencës”, thuhet në raport.
Raporti i publikuar para dëshmisë së shefave të inteligjencës në Komitetin e Senatit për Inteligjencë, thuhet se ushtria kineze ka planifikuar përdorimin e madh të modeleve të gjuhës për të krijuar lajme të rrejshme, imitim të personave dhe mundësi për sulme të rrjeteve.