Ekipi negociator për bisedime me Serbinë sapo ka hyrë në ndërtesën kryesore të Bashkimi Europina, ku dhe kanë filluar takimin me përfaqësuesen e BE’së, Federica Mogherinin, shkruan Gazeta Metro.
Dy bashkëkryesuesit e Ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, kanë hyrë të parët në ndërtesën kryesore të BE’së, atyre ju është bashkangjitur edhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe dy zëvendëskryeministrat, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi.
Po ashtu me ekipin negociator nga PSD’ja janë edhe deputetet Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani, kurse nga AAK’ja është këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi.
Ndërkaq në këtë takim po merrë pjesë edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, shkruan Gazeta Metro.
Pala kosovare nuk ka folur para hyrjes në këtë takim, por Metro ka mësuar se pala kosovare do të diskutoj për njohjen reciproke, çështjen e të pagjeturve, krimet e kryera në Kosovë nga ana e Serbisë e shumë çështje të tjera, kurse shefja e BE’së Mogherini. do të kërkoj heqja e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë.