Shkruan: Izmi Zeka
Njerëzit edhe lirisë i frikohen,i frikohen ata që ishin kundër saj dhe sot sillen buza gaz rreth e rrotull Kosovës. Po kush e vrau Hasan Prishtinen, Luigj Gurakuqin, Avni Rrustemin, Bajram Currin, kush….besoj keni lexuar e ata kanë emër e mbiemër dhe datëlindje. Liria i hanë djemtë e vet. Kështu është shkruar në libra dhe kështu është thënë.
Qerimin e hëngri liria. Sepse Liria bashkë me Qerimin u pengonte hienave. errësirës…po po u pengonte vrasësve të djeshëm të lirisë.
Sot tani kur je varrosur pran dëshmorëve të kombit në Gllogjanë, vrasësit dhe urdhëruesit e kanë më të lehtë. Ata i ka penguar e djeshmja e tyre, i ka penguar e ardhmja e shtetit. Sepse ti dhe shteti i Kosovës dhe Shqiptarëve bashkë u pengonte Demë. Kishin frikë nga hija jote e rendë. Nga rënia e dëshmorëve për lirinë e sotme andaj të vranë në një natë të pa natë Demë. Burrat e mëdhenj të kombit gjatë historisë janë vrarë kështu Demë. Dhe ti e ke ditur këtë
Liria dhe Dema bashkë si ka lënë të qetë prandaj të vranë në atë natë të errët pas shpine.
Mjaftë lule ke vendosur te shokët që ranë për liri. I heshtur edhe ashtu flisje. Tani Demë pritna neve të gjallëve një ditë që as varret nuk na presin.
Ne edhe kur të vijmë në Gllogjanë Demë e të vendosim lule pran varrit tënd nuk kemi çka themi më shumë përveç Lavdi.
Po ti nuk duhej të vdisje, edhe pse vdekja të mori atë natë të pa natë.
Ti Demë ke lexuar për Hasanin e shumë të tjerë heronjë. Kështu i vranë Demë e i vraftë nata.
Prandaj Demë ti prehu i qetë pran shokëve të idealit në Gllogjanë e ndoshta Liria nuk i hanë të gjithë çlirimtarët.
Demë, hijerëndë mos harro se edhe nga varri të frikohen korbat e zinj.