Unë Mr Sci Dr. Xhevat Demiri, kam një përvojë në menagjimin e këtyre situatave, sespe kam qenë anëtarë i komitetit në kuadër të “Ministrisë së Shëndetësis për Menagjimin e Infeksioneve”, si.psh. te teheve hemoragjike te krime kongo, te menigjiteveve serose, si dhe isha anëtarë në kaudër të klnikës së sëmundjeve infektive te Pristinës për menagjim. Të ju them te drejtën kjo nuk është aspak e lehtë sespe don vullnet, përkushtim, por besa edhe dije profesionale.
Kur jemi tek Virusi në fjalë,një duhet pasur parasysh e ajo është disiplina, masat që i ka marrë ministrija e shëndetsisë dhe OBSH-E e kjo është larja e duarve me sapun, qendrimi se paku 1 metër larg të dyshuarve, pastrimi i rregullt, mos të shkohet nëpër tubime,ushqimi dietal,posa të shkosh nga puna të bësh pastrim ,po ashtu rrobat të patrohen .Neve që jemi punëtorë të shëndetsisë të punojmë drejtë, mos ta keqpërdorim betimin që e kemi dhënë.
Çdo pacient duhet të bëhet në një mënyrë mjek i vetvetës.Nuk është e domosdoshme të shkojmë menjëherë tek mjeku, por mundësisht të qëndrojmë në një lloj karantine nga vet i dyshuari.
Nëse neve kemi shumë frikë nga pacientet eventual, atëherë neve ua thejmë të drejtat e njeriut të dyshuar.Me këtë dua të them mos të kemi panik, por të kemi shumë kujdesë sepse kjo ka përhapje globale dhe është shpallur një Pandemi.Ju lutem kuadër kemi, vetëm duhet më shumë investime sidomos në këso situata.