Sot është shënuar 25 vjetori i Betejës së Zhegovcit shkruan Radio Star.
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, ka kritikuar ashpër komunën e Gjilanit, se ajo nuk po kujdeset për memorialet.
Në fotot që janë postuar shihet se memoriali në fshatin Zhegovcë, është dëmtuar shumë dhe ka filluar qe ajo të merr një pamje të keqe.
Shkrimi i plotë:
❌ Era Shtet ❌
Historia duhet ruajtur, trashëguar e madhështuar!
🔴 Jo kështu!
Sot në përvjetorin e 25- të, të Betejës së Zhegovcit- në kompleksin memorial, aty ku duhet pushojnë të qetë heronjët e lirisë, aty ku flamuri duhet të jetë i lartësuar në çdo kuptim, e aty ku lapidarët duhet shkëlqejnë, fatkeqësisht është e kundërta, është kjo gjendje trishtuese, fyese e degraduese.
Kujdesi e mirëmbajtja e komplekseve të tilla duhet të jetë i përhershëm, e në veçanti në data të shënuara si kjo e sotmja!
Turp për këtë qeverisje degraduese, të pavëmendshme e injoruese!