Përmes një statusi, Demush Musliu, veteranë i Luftës së UÇK-së, njëherit kryetarë i nëndegës së PDK-së në fshatin Livoq i Epërm,thotë se përmes votës sonë, Qemajl Mustafa, po mundohet të ja rregulloi strofllën vetës shkruan Radio Star.
Statusi i plotë(pa ndërhyrje):
Po lexoj shumë komente të Qemajl Mustafës i cili përmes votës tonë po mendon me ia rregullue strofullën vetit.
E nderuar redaksi, unë Demush Musliu jam veteran i Luftës së UÇK-së, njëherit kryetar i nëndegës së PDK- së në fshatin Livoq i Epërm, dhe përmes këtij shkrimi ia bëj me dije Z.Qemajl Mustafa se jo vetëm nëndega e PDK-së në Livoq të Epërm, por 50 nëndegët e kemi nda mendjen që ta votojmë Lutfi Hazirin, dhe nuk kemi votë për VV-në as për Alban Hysenin.
Pra VV-ja është partia e cila në foltore të parlamentit na quajti kriminel e tash çfarë po kërkon Qemajli për ta? T’i shpërblejmë, jo kurrë!
Prandaj më mirë ne që po punojmë në arat e LDK-së se me ngrënë në një kalanicë me ata që as nuk dinë me ngrënë as çka konsumojnë.