Avokati Arianit Koci ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Koci ka kërkuar që Kosova duhet urgjentisht ta formojë një Këshill Kombëtar, i cili sipas tij, do ta analizojë aktgjykimin, procesin e ankesës dhe pasojat për historinë e luftës dhe shtetësinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është tronditës! Ky është aktgjykim i shkallës së parë. Të katër e kanë të drejtën e ankesës. Procesi juridik nuk ka përfunduar! Tash duhet qetësi. Çdo reagim duhet të jetë i matur dhe dinjitoz”, u shpreh Koci.










