Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burg tre zyrtarë policorë të nacionalitetit serbë të cilët kishin keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar në Leposaviq.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se të akuzuarit A.V-B dhe V.D janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muaj për secilin veç e veç, ndërsa koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2019 deri me datë 24.04.2021, do të ju llogaritet në dënimin e shqiptuar.
“I akuzuari I.U është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënimin me burg në kohëzgjatje prej 15 muaj, në të cilën do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2019 deri me datë 24.08.2020”.
“Konform nenit 62 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës të akuzuarve A.V-B, V.D dhe I.U i është shqiptuar Dënim Plotësues Ndalim i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej tre viteve, pas mbajtjes së dënimit.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtën e ushtrimit të ankesës, në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim