Dënim “bombë” për Juventusin, i hiqen 15 pikë nga klasifikimi për mashtrimin financiar!
Komisioni i Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit ka marrë një vendim që padyshim do të tronditë futbollin italian.
Kjo ka të bëjë përfshirjes së Juventusit në çështjen e plusvalencave për të përmirësuar bilancet financiare.
Ndonëse prokurori i çështjes, pas rishqyrtimit të dokumenteve kërkoi rihapjen e hetimit dhe dënimin e Juventusit me heqjen e 9 pikëve, Apeli ka shkuar edhe më tej, duke dënuar bardhezinjte me -15 pikë në renditjen e sezonit aktual.