Koalicioni per Familje eshte denuar nga PZAP, sipas ankeses se paraqitur nga organizata qe avokon per te drejtat e komunitetit LGBT Cel Kosova dhe Dylberizm, me arsyetimin se kandidatët e Koalicionit për Familje kane perdorur gjuhe me qellim te ofendimit, denigrimit dhe me shprehje percmuese ose nenvleresuese ndaj komunitetit LGBT+ ne tubimin ne Peje, pasi qe ne baze te ligjit eshte intepretuar se keto deklarata nxisin ose provokojne dhunen apo urrejtjen ndaj te tjereve.
Sipas PZAP, deklarimi i bartesit te Koalicionit per Familje Eman Rrahmani perben shkelje te ligjit te zgjedhjeve, me deklarimin se”Festivalit Anibar ne Peje, Qeveria dhe Komuna i kane dhene 300,000.00 euro me ju tregu Pejaneve se cka eshte dashuria. Mu martu burre me burre e gru me gru, e me i tregu Pejes e Haxhi Zekes se po bojka me u martu burri me burre, e gruja me gru.
Turp ju qofte! Poashtu, sipas PZAP, edhe deklarimi i kandidatit Fatmir Smajli ne Peje, perben shkelje te ligjit, me deklarimin se ”
Me lind femren e pamartuar me lind femije, e femijet kur te ju teket me nderru gjinine. Jo! Se une besen po jau jepi se kurre nuk do ta perkrahim kete marri.
Po a martohet burri me burre e me met shqiptaria pa ardhmeri?”.
Koalicioni per Familje ka te drejte ankese ne Gjykate Supreme brenda 48 oreve.