Nexhmedin Spahiu, analist, ka bërë një deklaratë të fortë. Në fakt, më shumë se deklaratë, Saphiu bëri një denoncim publik.
I ftuar në emisionin “Debat Plus”, Spahiu deklaroi se “ministrat e korruptuar” të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, po ia rrezikojnë jetën atij dhe familjes së tij.
“Ministrat e korrptuar Albin Kurti janë duke ma rrezikuar jetën mua dhe familjes time. Janë duke ma rrënuar shtëpinë. Ata kanë dhënë një leje ne kundërshtim me tri ligje në fuqi.
Në fakt lejen e ka dhënë Komuna në kombinim me Ministrin e Liburn Aliut. Që ua ka hedh poshtë komunës vendimin dhe tani komuna u çu e ka dhanë lejen më u ndërtu soliter 10 katësh, në afër shtëpisë sime, por jo vetëm afër shtëpisë sime, stacionit policor jugor, përballë AKI-së. Që nuk lejohet përballë AKI-së. Ngjitur me oborrin e shkollës, përballë Monumentit të Kulturës, ku nuk lejohet me u ndërtu asgjë në 50 metra. Ndërtimi i kësaj ndërtese katër fqinjëve jau ka ca shtëpi dhe tani ka filluar të çahet shtëpia ime. Nëse vie ndonjë herë në putet kam me ia rrëzu shtëpinë Albin Kurtit dhe ministrave të tij”, ka thënë Spahiu, trasnmeton RTV Dukagjini./Nacionale/