FC Drita ka zyrtarizuar përforcimin e ri në skuadër, mesfushorin ofenziv ukrainas, Denys Kostyshyn.
Futbollisti 26-vjeçar vjen nga Superliga e Ukrainës dhe ka nënshkruar kontratë me klubin gjilanas deri në qershor 2026.
Kostyshyn, i cili më parë ka luajtur për ekipe si Dnipro, Kolos Kovalivka dhe së fundmi Oleksandriya, pritet të sjellë më shumë kreativitet në fazën sulmuese të ekipit të drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani.
Komunikata e plotë:
Denys Kostyshyn është përforcimi ynë më i ri
Kemi knaqësin të ju prezantojmë ardhjen tonë më të re ukrainasin, Denys Kostyshyn.
Denys vjen nga Superliga e Ukrainës dhe do të jetë një alternativë shtesë për trajnerin, Zekirija Ramadani.
Denys është lojtar me tipare ofenzive dhe pozita e tij e preferuar është mesfushor ofenziv, por që mund të luaj edhe në krahë e fazës sulmuese.
Denys në kampionatin e Ukrainës ka qenë pjesë e ekipeve si Dnipro ku dhe është zhvilluar si futbollist.
Kolos Kovalivka dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Oleksandriya.
Kostyshyn ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në qershor 2026.
Mirë se vjen Denys🤍
Ласкаво просимо Денис🤍