Pas gati një viti bashkëpunimi, FC Drita ka njoftuar zyrtarisht ndarjen me mesfushorin ukrainas Denys Kostyshyn.
Klubi ka bërë të ditur se marrëveshja është përmbyllur me mirëkuptim nga të dyja palët, ndërsa futbollistit i janë uruar suksese në vazhdimin e karrierës së tij.
Komunikata e plotë:
Mbyllim bashkëpunimin me futbollistin tonë, Denys Kostyshyn.
Pas një periudhe prej afro një viti bashkëpunimi, kemi vendosur të ndajnë rrugët në mënyrë miqësore.
Klubi ynë i uron Denysit shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij.
Thank you Denys 💙

