Departamenti i Estradës nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, i udhëhequr nga Afrim Muqiqi, në shoqërinë e drejtorit ekzekutiv Visar Demolli, kanë vizituar përfaqësues të estradës në qytetin e Gjilanit.
Sot në ora 13:00, në Restaurant ”XIXA” të Gjilanit janë takuar drejtori i departamentit të Estradës nga OHTK z. Afrim Muqiqi dhe drejtori ekzekutiv i OHTK-së z.Visar Demolli, me përfaqësues të Estradës nga qyteti i Gjilanit, me ç’rast në takim ishin prezenet edhe pjesëmarrës nga Kamenica dhe Vitia.
Qëllimi i takimit ishte të jenë të njoftuar për aktivitetet e OHTK-së, dhe për punën që janë duke e bërë drejtuar funksionalizimit të sallave të dasmave dhe estradës, me ç’rast njëra pa tjetrën nuk do të funksiononin.
Drejtori i departamentit të Estradës Afrim Muqiqi, bashkë me drejtorin ekzekutiv të OHTK-së u pritën shumë mirë nga gjilanasit dhe në këtë takim u caktua edhe kryesuesi i Regjionit të Anamoravës për Estradë z. Murat Ismaili, të cilit i urojmë mirëseardhje dhe punë të mbarë në këtë drejtim.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, në vazhdimësi po i zgjeron aktivitetet e saja, me njerëz të vullnetit të mirë dhe shumë të gatshëm të kontribuojnë në çdo hap të ri që ka OHTK-ja, prandaj është nder dhe privilegj të kesh bashkëpunime të tilla me njerëz kaq potencial!
Të enjten me datë 25.03.2021 struktura nga OHTK do të jenë të pranishëm në regjionin e Prizrenit dhe të Gjakovës, andaj ju ftojmë të gjithë ata të cilët duan të na bashkangjiten jeni të mirëseardhur në këto takime!