Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Tinka Kurti, znj. Jeta Statovci, z. Enis Kervan dhe znj. Albena Reshitaj, po qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke marrë pjesë nëpër takime me kongresmenë dhe zyrtarë shtetërore në Uashington. Ata janë pjesë e programit Open Ëorld që mbahet nga Kongresi Amerikan për Lidershipin Ndërkombëtar.
Gjatë takimeve ata kanë prezantuar situatën politike, ekonomike e gjendjen e sigurisë në Kosovë, si dhe kanë kërkuar mbështëtje në integrimet euro – atlantike për shtetin e Kosovës.
Ndërkaq udhëtimi do të vazhdojë edhe në Kaliforni, me të njëjtë agjendë dhe qëllim, forcimin e marrëdhenieve mes Kosovës dhe Amerikës, si dhe marrjen e eksperiencave poltike sa më të mira nga Shtetet e Bashkuara.