Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë mbledhur sërish në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ata po kërkojnë vijimin e seancës konstituive dhe përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.
Prania e deputetëve të PDK-së dhe AAK-së në sallë vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të opozitës për të shtyrë përpara procesin parlamentar, në një kohë kur vendi po përballet me ngërç institucional.










