Kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka mirëpritur në takim deputetë nga vendet e ndryshme të europës shkruan Radio Star.
Rahimaj tha se në këtë takim biseduam dhe shkëmbyem përvoja të ndryshme, gjithashtu prezantuam vizionin dhe planet tona për qytetin si dhe disa nga punët aktuale me të cilat po merret komuna e Kamenicës.
Shkrimi i plotë:
Sot mirëprita vizitën e deputetëve nga vende të ndryshme europiane🇪🇺 në kuadër të konferencës “E ardhmja e transportit” nën organizimin e Fitore Pacolli njëherit Kryetare e Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, që sot për destinacion ka pasur Kamenicën.
Deputetë nga Gjermania🇩🇪, Portugalia🇵🇹, Turqia🇹🇷, BeH🇧🇦, Maqedonia e Veriut🇲🇰, Mali i Zi 🇲🇪, Kosova🇽🇰, si dhe studentë nga Iowa 🇺🇸 kanë ardhur në Kamenicë për të njohur më shumë qytetin më të gjelbër në Kosovë.🍃
🤝Biseduam dhe shkëmbyem përvoja mbi mobilitetin urban të qëndrueshëm dhe jo vetëm, duke përfshirë diskutime për hapësirat publike, energjinë efiçiente, trajtimin e rrugëve e trotuareve si masë stimuluese për transport alternativ, e ndërtimin e shtigjeve për biçikleta.
➡️Gjithashtu prezantuam vizionin dhe planet tona për qytetin si dhe disa nga punët aktuale me të cilat po merret komuna e Kamenicës.
🔴Vizita të karakterit të tillë, po ndodhin për herë të parë në Kamenicë, bisedat gjatë së cilës kanë ngjallur interes e ide për bashkëpunim dhe mundësi binjakëzimi me qytete evropiane në të ardhmen.