By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Deputetët që nuk u rizgjodhën, analistët: Votuesit i ndëshkuan
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Deputetët që nuk u rizgjodhën, analistët: Votuesit i ndëshkuan

Përditësimi i fundit: November 14, 2019 1:45 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Zgjedhjet e 6 tetorit kanë lënë jashtë Kuvendit disa deputetë që kanë përfaqësuar partitë politike në dy ose më shumë legjislatura, duke përfshirë edhe figura qendrore të këtyre subjekteve politike.

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit doli partia fituese, por disa nga figurat qendrore të kësaj partie e që e kanë përfaqësuar në disa legjislatura kanë mbetur jashtë Kuvendit. Votat për të qenë deputetë nga kjo parti nuk kanë arritur t’i marrin Xhelal Sveçla, Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi e Drita Millaku.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, jashtë Kuvendit ka mbetur Ismet Beqiri, i cili e ka përfaqësuar këtë parti në disa legjislatura. Jashtë kanë mbetur edhe Imet Rrahmani, Naser Rugova, Mirjeta Kalludra dhe Fidan Rekaliu.

Partia Demokratike e Kosovës në legjislaturën e shtatë nuk do ta ketë Xhavit Halitin, i cili përveç që ka qenë nënkryetar i Kuvendit ka qenë deputetë në të gjitha legjislaturat. Nga kjo parti jashtë kanë mbetur edhe deputetët Andin Hoti, Fadil Beka, Hajdar Beqa, Luljeta Veselaj-Gutaj, Mexhide Mjaku-Topalli, Safete Hadërxhonaj dhe Xhevahire Izmaku.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do ta ketë në këtë legjislaturë Ahmet Isufin, i cili ka qenë shef i grupit parlamentar të AAK-së në Kuvend. Votat për të qenë deputetë nga kjo parti nuk i kanë marrë as Blerim Kuçi, Gani Dreshaj dhe Muharrem Nitaj.

Nisma Socialdemokrate nëse arrin që të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, në këtë legjislaturë nuk do ta ketë shefin e grupit parlamentar Bilall Sherifin. Ndërsa as deputetët Zafir Berisha e Enver Hoti, nuk kanë arritur t’i marrin votat për të qenë pjesë e Kuvendit.

Deputetët që në legjislaturën e gjashtë e kanë përfaqësuar Partinë Socialdemokrate dhe që garuan edhe në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, nuk kanë marrë vota për të qenë pjesë e Kuvendit. Jashtë Parlamentit kanë mbetur Besa Baftiu, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Dukagjin Gorani, Fisnik Ismaili, Frashër Krasniqi, Salih Salihu, Shqipe Pantina dhe Visar Ymeri.

Mosarritja e marrjes së votave për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës e disa prej figurave kyçe të partive politike po shihet si ndëshkim nga qytetarët.

Analisti politik Rasim Alija, thotë për KosovaPress, se qytetarët në një formë i kanë ndëshkuar të gjithë këta deputetë, derisa thotë se ata janë lodhur me figura që kanë qenë pjesë e Kuvendit për disa legjislatura.

Njëjtë mendon edhe drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Arbëresha Loxha, e cila thotë për KosovaPress se qytetarët i kanë ndëshkuar qoftë për shkak të performancës së dobët apo aferave korruptive që disa prej tyre janë përfshirë.

Në bazë të rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, partia e parë ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 26.16 përqind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.46 përqind. Partia e tretë ka dal Partia Demokratike e Kosovës me 21.16 përqind, ndërsa koalicioni AAK-PSD me 11.48 për qind.

Rregullorja e re e Kuvendit, kërkohet ndëshkime për deputetët që nuk votojnë
E turpshme, vëllait të Agim Ramadanit i thyhet vetura në Gjilan, i vjedhin çantën që ishte në të
Raporti i Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit
Shtyhet prapë ETIAS, BE: Sistemi në funksion në 2026-tën
Policia e Gjilanit shqipton 1935 gjoba për një javë – apelon për kujdes në trafik
Artikulli i mëparshëm Në mungesë të financave, Morina nuk merr pjesë në konferencën Internacionale në Tokio të Japonisë
Artikulli tjetër Ekskluzive: Gjermania mund Rusinë, Peter Beyer fiton votat e raportuesit për Kosovës

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.