Deputeti Alban Hyseni me akuza ndaj Lutfi Haziri ke dhënë territor përmes decentralizimit,e mos të flasim skandale e keqpërdorime.
3 Mandate (shto dhe mandatin e LDD) si Kryetar Komune – LDK
1 Mandat si Zëvemdës Kryeministër-LDK
X Mandate si Ministër – LDK
Që nga viti 2013 jemi duke e trajtu çështjen e ujerave te zeza. Përgjatë qeverisjes së subjekteve tjera në nivel lokal në Komunën e Gjilanit, në disa raste përballemi me mungesë ekstreme të ujit të pijes. E përveç degradimit në nivel lokal, ju jeni ata që i keni humbur Gjilanit territor përmes decentralizimit. Sa e sa skandale e keqpërdorime.
Pra, ju ngritni zërin me shpifje për ujerat e zeza, e lexuesit dërgoni Drejtori Komunale në bibliotekë! Për 6 vite me radhë, asnjë libër nuk është blerë për bibliotekë!Kjo është absurditet në vete.
Ne kemi problem me qeverisjet që ndryshojnë emrat por jo edhe logjiken!
Zhvillimet e fundit, e dëshmojnë edhe një herë një dashuri të quditshme por që nuk kalohet dot mes subjekteve e logjikës së vjetëruar politike.
Deri sa ata nuk bëjnë dot pa njëri tjetrin, ne jemi më mirë se asnjëherë më parë me qytetarin.
Ndryshimi do të ndodhë edhe në nivel lokal, saktësishtë në Gjilan!