Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Pulmologut, ish Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit Dr. Nisret Hajrullahu.
Kontribut i veçantë në përballje me pandeminë, për menaxhim e betejë në mungesë të kushteve të nevojshme spitalore.
Përveç shërbimit shëndetësor e punës profesionale, Dr. Nisretin kisha mundësinë ta takoja edhe për bashkëpunim mes Spitalit dhe Universitetit ku punoja. Si gjithnjë, ai ishte i gatshëm të ofrojë ndihmë e kooperim.
Një nderim post mortum për doktorin, do të nderonte familjen e komunitetin shëndetesor.
Ngushëllime familjes, kolegëve e pacientëve dhe qytetarëve të Gjilanit.