Presidenti Macron ka të drejtë kur thotë se qeveria e Kosovës është përgjegjëse për trazirat sepse dërgoi kryetarët shqiptarë të “pushtojnë” brutalisht ndërtesat komunale serbe në veri, deklaroi, deputeti francez i Parlamentit Evropian, Nicolas Bay.
Beu deklaron se votimi i rrejshëm demokratik i mbajtur së fundmi, pa serb, me një pjesëmarrje qesharake, i lejoi qeverisë së Kosovës të dëbonte kryetarët serbë.
“Kryetarët shqiptarë fillimisht hoqën flamujt serb nga balli i objekteve komunale, duke treguar se për çfarë bëhet fjalë.
Beu beson se kryebashkiakët serbë duhet të kthehen në pushtet sa më shpejt të jetë e mundur dhe se presidenti Macron duhet të kishte reaguar më herët.
“Presidenti Macron po zgjohet vonë. Ai dënon me turp veprimet e qeverisë së Kosovës. Duhet të kishte reaguar më herët. Kjo është ajo që disa njerëz, duke përfshirë edhe mua, kanë bërë thirrje për 20 vjet. Franca si fuqi diplomatike duhet shpejt ta dënojë Kosovën para se të vijë deri në konfrontime të reja. Kryetarët e komunave dhe flamujt serbë duhet të kthehen në veri të Kosovës. Sipas tij këto zgjedhje të rreme janë vetëm një mjet tjetër për të dëbuar serbët e fundit nga Kosova dhe për të pushtuar me dhunë një territor që nuk u përket atyre.
Kurti e hodhi poshtë kërkesën amerikane që policët të largohen nga ndërtesat komunale në veri, ndërsa i pyetur nëse mund të kemi frikë nga incidente të reja, eurodeputeti francez thotë se Franca dhe BE-ja duhet ta detyrojnë Kurtin të largohet.
“Po, do të ketë incidente të tjera, sepse serbët, me ligj, nuk do të lejojnë që shqiptarët të vendosen në veri të Kosovës. Franca dhe Bashkimi Evropian duhet ta detyrojnë Kurtin të dorëhiqet para se gjërat të përfundojnë keq. Serbët u përballën me një tjetër provokim, sulmi në urën kryesore në Ibër, simbol i rezistencës serbe ndaj torturës së tyre.Për të përmirësuar situatën, duhet të mbrohen fuqishëm interesat serbe në rajon, duke filluar me kërkesën për largimin e kryetarëve të komunave në veri”, deklaroi Bay./FrontOnline/