Deputeti nga radhët e LVV-së, Luan Aliu, ka qëndruar për dy ditë në Bruksel, bashkë me njê delegacion të Kuvendit të Kosovës shkruan Radio Star.
Aliu ka treguar se për dy ditë ata kanë vizituar Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe Selinë Qëndrore të NATO-s në Bruksel.
Shkrimi i plotë:
Në vitin 1999, NATO ndërhyri për të ndalur gjenocidin e vazhdueshëm që po kryhej kundër popullit të Kosovës, nga qershori i këtij viti, Kosova vazhdon të jetë vend paqësor dhe prosperues, duke vazhduar kështu bashkëpunimin e thellë me NATO-n.
Një delgacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, qëndruam për vizitë dy ditore në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel.
Përgjatë këtyre dy ditëve realizuam sesione pune dhe takime të shumta 🤝, si me Sekretaren e Përgjithshme të AP të NATO-s, Ruxandra Popa, këshilltarin e misionit të SHBA-së në NATO, Mark Tervakovski, këshilltarin e Mbretërisë së bashkuar në NATO, Jon Lambe dhe këshilltarin e Gjermanisë në NATO, Jan Grünhage. Gjatë gjithë këtyre takimeve në fokus ishte puna e aleancës NATO, planet e zgjerimit të saj, kriteret dhe fazat që duhet kaluar për të hapur rrugën e programit të Partneritetit për Paqe, si dhe gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë.