Burime të besueshme të Indeksonline kanë konfirmuar se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, do të jetë kandidati zyrtar i partisë për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Berisha, njëri nga figurat më të zëshme të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, pritet të sfidojë drejtuesit aktualë të kryeqytetit.
Zyrtarizimi i kandidaturës së tij pritet të bëhet publik së shpejti. Ai në vitin 2021 ishte kandidat për kryetar të Istogut.
Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit nga AAK-ja kandidat ishte Daut Haradinaj. /Indeksonline/