Incidenti i fundit në degën e PDK-së në Gjilan, ku sipas informacioneve ka pasur përplasje fizike mes strukturave të këtij subjekti që janë ndarë në dy krah, njëri krah në mbështetje të ish-kryetarit të Gjilanit Qemajl Mustafa dhe tjetri i kandidatit për të parin e PDK-së Flurim Arifi, i ka shërbyer deputetin nga LDK e Gjilanit Imet Rrahmanit për ta goditur këtë subjekt, transmeton Plus Televizion.
Ai përmes një statusi në rrjetin social ka thënë se rritja dhe ajtja nga grushtat dallojnë shumë.
Ky është statusi i tij në Facebook:
Sipas atyre që shkēmbyen grushta pushteti aktual në komunë qenka në panik sepse ata që po rrehen po rriten!!!
Rritja dhe ajtja nga grushtat dallojnë shumë!