Deputeti i LDK-së Naser Osmani, ka thënë se iniciativa për mbylljen e lojërave të fatit, është krejtësisht e LDK-së dhe si e tillë ka gjetur përkrahje të plotë në Kuvendin e Kosovës.
Ai theksoi se të gjitha lojërat e fatit janë mbyllur duke e përmendur edhe veriun e Mitrovicës
“Janë mbyllur në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Madje ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur janë mbyllur lojëra fati në veri”, ka thënë Osmani në Rubikon të KTV-së
Mirëpo, zëshëm e kundërshtoi kryetari i shoqatës, Istref Veliqi.
“As edhe një pikë nuk është mbyllur në veriun e Mitrovicës, asnjë pikë nuk është mbyllur”, ka thënë ai.