Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i ka reaguar gazetarit Baton Haxhiu i cili ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ofruar dy herë dorëheqje te ndërkombëtarët për të mos e themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas Rexhajt, Albin Kurti “nuk ofron dorëheqje, por dorëhiqet”.
“Me Batonin Haxhiun nuk merrem, ai ka emigruar në Shqipëri sepse askush nuk ka kohë të merret me të”, ka thënë ai në DPT te Fidani.
Po ashtu, Rexhaj tha se asnjë ministër nuk ka ofruar dorëheqje për shkak të Asociacionit, referuar deklaratës së Haxhiut.
Sipas tij, asociacion nuk do ta ketë pasi “VV-ja nuk e lejon”.
“Në pozitë apo opozitë nuk e lejojmë Asociacionin e Komunave Serbe”, tha Rexhaj teksa e pranoi se ka presion ndërkombëtar.