Qeverisja komunale e Gjilanit, nga fillimi i pandemisë po karakterizohet me veprime krejtësisht iracionale.
Ndejat e organizuara e rrezikimi i qytetarëve të vendit në kohë pandemie, marketingu politik përmes suportit selektiv e deri te veprimet e fundit si shpallja e fitores janë veprime të gabuara dhe të pa matura.
Kur e gjithë bota vazhdon luftën me këtë pandemi, kryetari i komunës e nënkryetari i LDK shpalli fitoren, duke ndikuar që të shtohet lëvizja e qytetarëve.
E këto ditët e fundit kemi edhe disa veprime e vendime që duket se po e vërtetojnë se ky çrregullim i kreut të komunës është në pikun e tij.
Shenjëzimi i rrugëve, projekt ky si duket me shumë prioritet sepse vizual, është bërë nga kompani që nuk janë nga qyteti, e që i pari I komunës e i dyti i LDK kishte premtuar se do të prioritizonte kompanitë e Gjilanit. Kompani që bëjnë punë të tilla, në qytetin tonë kemi. E po ashtu, në fotografi shihet që edhe respektimi i distancës nuk mund të bëhet.
Një shqetësim tjetër i vazhdueshëm është edhe prerja e drunjëve, me çrast kemi trendin e kundërt me atë të gjelbërimit, që do të duhej të ishte qëllimi i secilës qeverisje lokale. Aktivistët tanë kanë ngritur këtë shqetësim të shkatërrimit të drunjëve, që për pasojë ka kosto të rimbjelljes së tyre, për tu prerë përsëri.
U bënë shumë rrethrrotullime në qytet, e tek këtë ditë kemi një eksperimentë infrastrukturorë ku një nga rrugët kryesore të qytetit është kthyer në rrugë një kahëshe duke dëmtuar qarkullimin dhe bizneset. Arsyetimi se është pilot projekt dhe se për këtë vendos Kuvendi Komunal, tregon vetëm shpërfilljen ndaj Kuvendit!
Tani që jemi në prag të zgjedhjeve lokale, ku paniku i pushtetit duket se ka kulmuar, institutcionet duhet të qetësohen dhe të pranojnë ndryshimin e vullnetit qytetarë për qeverisje të përgjegjshme, llogaridhënëse, që gjelbëron e nuk pret, që ndihmon bizneset e ju hap rrugë atyre!