Deputeti kanadez Kyle Seeback ka marrë duartrokitje të vazhdueshme teksa ka uruar në shqip Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
“Republika e Kosovës gjithmonë ka pasur mik në Kanada”, ka thënë ai gjatë urimit të tij.
Derisa “Urime Dita e Pavarësisë”, ishin fjalët e tij në gjuhën shqipe.
“Më 17 shkurt, Republika e Kosovës feston 16 vjetorin e Pavarësisë. Rruga e Kosovës drejt Pavarësisë nuk ishte e lehtë, gjatë luftës së tyre për liri në vitin 1999, dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u kthyen në refugjatë. Historitë e tyre të tragjedisë dhe vuajtjeve janë vërtet të vështira për t’u dëgjuar, por Republika e Kosovës gjithmonë ka pasur një mik në Kanada. Kanadaja ishte një nga vendet e para që njohu Pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, dhe Kanadaja mirëpriti mbi 7.000 refugjatë kosovarë në Kanada, duke përfshirë të fejuarën time dhe të gjithë familjen e saj. Dhe 25 vjet më vonë, ata ish-refugjatë kanë ndërtuar jetën këtu në Kanada. Ata e kanë pasuruar Kanadanë me kulturën e tyre, punën e tyre të palodhur dhe dashurinë e tyre për Kanadanë. Të gjithë kosovaro-kanadezëve u them ‘Urime dita e Pavarësisë!’”, ka thënë deputeti kanadez në urimin e tij me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë.