Bashkë me aktivistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Gjilan, sonte, zhvilluam fushatë sensibilizuese për qytetarët e Gjilanit, në markete dhe pjesë të ndryshme të qytetit, për bojkotimin e produkteve serbe.
Ftoj edhe një herë të gjithë qytetarët që t’i bojkotoni masivisht produktet me barkodin 🚫860, pasi që Serbia me këto para po e fuqizon ushtrinë dhe rritjen ekonomike të saj, tashmë së fundi, çdo ditë e më shumë, po e kërcënon edhe sovranitetin territorial të Republikës tonë, prandaj është koha të BOJKOTO-ni barkodin 🚫860.
Duaje dhe bleje tënden për të forcuar rritjen ekonomike të Republikës së Kosovës!
#BojkotoProduktetSerbe 🚫#860