Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Alban Hyseni, ka thënë se duke parë nismën e Kryeministrit Kurti, edhe ai i është bashkuar nismës për të kontribuar në luftën ndaj Covid-19.
Postimi i plotë:
Jo lavdate – sensibilizim
Duke e pare nismen e Kryeministrit e po ashtu edhe te shume kolegeve deputete, edhe une, si deputet i zgjedhur nga populli, i bashkohem nismes per te kontribuar ne luften ndaj Covid-19.
Po ashtu, per shkak se shume qytetare e kane pasur te pamundur te punojne dhe jane ne gjendje jo te mire ekonomike, kane nevoj per ndihme! Nga fillimi i ketij muaji e deri tani, pa kerkese te askujt e me nisme vetanake, kam ndihmuar me pako ushqimore e higjienime (esenciale) 5 familje te regjionit te Gjilanit.
Nuk do ta ndaja asnjehere me ju kete informacion ne rrethana normale. Nga familja ime, kam mesuar qe solidariteti eshte obligim e nuk duhet mburrur me kete, por, po e beje nje gje te tille me qellim qe te gjithe ne, ne kete periudhe te veshtire, te solidarizohemi me njeri tjetrin e te ndajme ato qe kemi.
Pandemia do te kaloj, e po ashtu edhe qytetaret e ndershem, qe me pune e djerse fitojne parat e mbajne familjet, do te mund te punojne perseri.
Le te tregojme bujarine tone edhe nje here!