Gropat në magjistralen Gjilan-Prishtinë po mbyllen.
U konfirmua nga zv.ministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, në takimin që pata me të pak më parë. Nëse gjithçka shkon ashtu siç është planifikuar, punimet për mbylljen e gropave kanë filluar të mbyllen.
Poashtu po merren edhe me problemin që ka shkaktuar shembja e dheut në Kishnicë dhe do të merren edhe me largimin e tij sa më parë dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Hiq më larg se sot në orët e hershme të mëngjesit, ka ndodhur një aksident pikërisht aty ku rreziku është i madh. Aksidente ka pasur disa dhe dëme të përditshme për qytetarët që udhëtojnë përmes kësaj rruge.
Por fatmirësisht, kjo çështje është trajtuar me seriozitet nga ministria dhe janë marrë masat e duhura në evitimin e kësaj situate, para se ky rrezik të kthehej në fatalitet për ndonjërin.