Që nga dje po qëndroj në Bruksel për të marrë pjesë në European Union Visitors Programme me ftesë të zyres së BE-së në Kosovë.
Si deputete dhe përfaqësuese e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dje gjatë ditës pata rastin të takoja disa përfaqësues të niveleve institucionale të BE-së dhe ndër tjerash të vizitonim Parlamentin Evropian. ECR, EEAS dhe EPRS-XPOL ishin në agjendën e takimeve dje.
Për tri ditët në vazhdim do të kem kënaqësinë të qëndroj në Strasburg të Francës dhe të përcjellë nga afër punimet e seancës plenare të PE-së, me interes të veqantë atë kur do të flitet për masat që pritet të merren karshi rritjes së çmimeve të energjisë në Evropë.
Poashtu gjatë ditës do të kem takime të veqanta me euro deputetë nga Gjermania, Hungaria dhe Sllovenia.