Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka shkruar në përvjetorin e vdekjes së rreshterit dhe heroit, Afrim Bunjaku.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo thekson se 24 shtatori duhet të kujtohet si përvjetor i dështimeve të partisë në pushtet.
Sipas saj, Heroi Bunjaku është një simbol i guximit, qëndrueshmërisë dhe vetëmohimit.
Postimi i plotë:
Ne jemi bashkë sot me ndjenjë krenarie nē përkujtim të Heroit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku!
Heroi Bunjaku, është një simbol i guximit, qëndrueshmërisë dhe vetëmohimit.
Përkushtimi i tij i palëkundur për t’i shërbyer dhe mbrojtur qytetarët e Kosovës ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat tona.
Lavdi!