Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur antikushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Në korrik të vitit 2022, PDK dhe LDK e kishin dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Qeveria Kurti 1 dhe 2, do të hyjë në histori me shkelje kushtetuese. Shkeli Kushtetutën me kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në pandemi me vendim administrativ, e jo me ligj. Shkeli Kushtetutën, me kundërvajtjet e kundërligjshme me masat anti-Covid në zona karantine. Ministrja e Arsimit shkeli gjithashtu Kushtetutën me ndërhyrjen arbitrare në reformat arsimore në nivel lokal.
Tash edhe Ministria e Drejtësisë shkeli Kushtetutën. Opozita me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese mbrojti demokracinë, aktin më të lartë juridik dhe po i kundërvihet synimit të pushtetit të Kurtit për kapjen e shtetit, drejtësisë dhe lëndimin e demokracisë e ndarjen e pushtetit në legjislativ, ekzekutiv e gjyqësor.
LDK gjithmonë gardiane e shtetit, ka shkruar deputetja Bunjaku-Rexhepi në facebook.