Në rrugën “Marie Shllaku” (brenda kompleksit Albanica), mora vesh se së fundmi qenkan hapur dy puse, me qëllim përdorimin e tyre për zbutjen e krizës me ujin e pijes në qytetin e Gjilanit.
Sipas burimeve jo zyrtare, gjithashtu kuptova që hapja e këtyre puseve dhe ndërtimi i shtëpizave paska kushtuar diku rreth 280 mijë euro. Ajo që i shqetëson këta persona që ndanë me mua këtë informacion, është fakti se këto puse nuk janë funksionalizuar asnjëherë.
Pyetja ime direkte për pushtetin lokal në Gjilan(personat përgjegjës) është kjo:
– Cili është destinimi i hapjes së këtyre puseve dhe përse nuk po funksionalizohen ato, në mënyrë që qytetarët të furnizohen me ujë?
Më duhet ta them edhe një gjë. Edhe në këtë moment kur po e shkruaj këtë status, në lagjen ku unë jetojë nuk ka ujë. Po besojë, njejtë si në shumë lagje të tjera.
Ndërkohë që kemi hyrë në muajin e nëntë të kësaj gjendje me ujin e pijes dhe nuk është se kemi parë të jetë bërë progres në këtë drejtim.