Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë se Hero në Kosovë mund të quhet vetëm një njeri si ish- presidenti historik Ibrahim Rugova. Sipas saj, Rugova asnjëherë nuk e ofendoi askënd dhe kundërshtarët politik i konsideronte si pjesë të rëndësishme të vendit të tij.
Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se heroi i saj është Ibrahim Rugova dhe se do vizioni i tij do të ndiqet nga populli i Kosovës.
Ja postimi i saj i plotë:
Presidenti historik nuk ofendoi askënd, kundërshtarët politike i konsideronte pjese të rëndësishme të vendit të tij, veprat e tij i përqafoi populli ynë!!!!
Gjithmonë do të ndjekim vizionin tënd !!
MY HERO !!!