E ftuar në një emision televiziv deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku ka treguar se kë do ta përkrahte për kryeministër të Kosovës, duke përjashtuar Avdullah Hotin, pasi ai ka tentuar një herë të bëhet kryeministër e nuk ia ka arritur.
Kjo deklaratë e deputetes së LDK-së vjen pas një konfrontimi ndërmjet Hazirit e Avdullah Hotit, lidhur me emrin e Thaçit si kryenegociator, gjë që nxiti mjaft debat brenda LDK-së, madje bëri që kryetari i partisë Isa Mustafa të mbledh kryetarët e degëve në shtëpinë e tij.
Bunjaku personalisht e përkrah kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin, pasi edhe vet është nga Gjilan
Deputetja, Bunjaku deklaroi se Haziri e meriton më së shumti të jetë kryeministër i Kosovës.
Pasi është njeri me përvojë e që ka kaluar shumë procese, por në fund janë strukturat brenda LDK-së që vendosin se kush do të jetë kandidat i tyre për kryeministër.